Liria e medias “mozomakeq”, Kurti “çele guri gojën”

Liria e medias “mozomakeq”, Kurti “çele guri gojën”

14:07, 02/05/2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk u përgjigj sot ndaj pyetjeve të gazetarëve që lidhen me raportin e fundit të organizatës ndërkombëtare Reporterët pa kufi, në të cilin u evidentua një rënie e ndjeshme e Kosovës në indeksin global të lirisë së medias.

Ironia e fatit është se mbrojtja e afërt e Kurtit, e ka penguar një gazetar teksa ai ka provuar t’i bëjë pyetje për Indeksin e Lirisë së Medias – gjë për të cilën ka reaguar dhe e ka dënuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Liria e mediave, në rënie të lirë: Kosova renditet e 99-ta në raportin e Reporterëve pa Kufij

Pyetjet u drejtuan ndaj Kurtit pas pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e hapjes së ekspozitës “Urat”, të organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Islame të Mbretërisë së Arabisë Saudite. 

Edhe ambasada Gjermane në Prishtinë ka reaguar ndaj këtij zhvillimi, duke thënë se ky raport është një udhëzues për qeverinë e re të Kosovës.

Përkeqësimi i lirisë së medias, reagon ambasada gjermane: Raporti duhet të lexohet si një libër me detyra për qeverinë e re

“Kosova ka rënë gjithsej me 24 vende në Indeksin e fundit të Lirisë së Shtypit të RSF-së, duke e vendosur atë në fund të listës në krahasimin rajonal – madje edhe pas Serbisë. Raporti duhet lexohet si një libër me detyra për qeverinë e re, duke përshkruar qartë hapat e nevojshëm për të siguruar një shtyp të lirë, i cili është thelbësor për çdo demokraci të gjallë dhe elastike”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane.

Kosova ka rënë për 24 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, duke u renditur e 99-ta nga 180 shtete.

Kjo është rënia më e madhe për Kosovën në 15 vitet e fundit dhe vjen pas një tjetër uljeje vitin e kaluar, ku Kosova ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.

Nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë fajësuar Qeverinë Kurti, e cila për gjatë 4 vjetëve të qeverisjes, sipas tyre, ka sulmuar mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco