Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e raportuar ditën e sotme, ku një turiste u vra nga bashkëshorti në qytetin e Shkodrës.
Sipas burimeve, çifti amerikan kishte publikuar në rrjete sociale foto dhe video nga vendet e ndryshme që ata kishin vizituar në Tiranë dhe zona të tjera të Shqipërisë.
Ato shfaqeshin të lumtur me njëri-tjetrin. Pasi kanë zhvilluar vizita në vende të ndryshme të Shqipërisë, janë ndalur edhe në Shkodër, ku paraditen e kësaj të premte u regjistrua edhe krimi. Mësohet se dy turistët ndodheshin në Shqipëri që në fund të muajit mars.
Shtetasja amerikane Sandra Saporito 54-vjeçe u vra me mjet prerës nga bashkëjetuesi i saj, Brendon Saporito 57-vjeç, në një banesë të marrë me qira në qytetin e Shkodrës.
Në momentin e krimit, autori i dyshuar i ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur dhe ka marrë disa dëmtime në duar.
© SYRI.net