Polici nga Prizreni suspendohet pasi jashtë detyre sulmoi një qytetar, përdori edhe sprejin

Polici nga Prizreni suspendohet pasi jashtë detyre sulmoi një qytetar, përdori edhe sprejin

23:02, 01/05/2025

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) pas një incidenti që ka ndodhur jashtë orarit të tij zyrtar. 

Sipas burimeve të gazetës online Reporteri.net, zyrtari policor F. SH,  së bashku me vëllaun e tij, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një qytetar në qytetin e Prizrenit.

Burimet konfirmojnë gjithashtu se gjatë sulmit, zyrtari policor ka përdorur edhe sprejin e Policisë së Kosovës, duke ngritur dyshime për keqpërdorim të pajisjeve zyrtare jashtë detyrës.

Zyrtari policor i cili është me prejardhje nga Prizreni, aktualisht është i angazhuar me detyrë në veri të vendit. Pas raportimit të incidentit, IPK ka ndërmarrë masa të menjëhershme duke e suspenduar atë deri në përfundimin e hetimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco