Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka bërë edhe një reagim në Facebook, pas zhvillimeve në seancën e sotme të Kuvendit, ku pati përpjekje që të ndryshohet mënyra e votimit për Kryetarin e Kuvendit.
Krasniqi ka thënë se bllokuesit e konstituimit të Kuvendit po shihen.
Ai ka shtuar koalicioni s’i ka numrat.
“Po zbulohen edhe taktizuesit me fatin e qytetarëve. Por, skemat s’prodhojnë shumicë, vetëm të vërtetën. Ky koalicion nuk i ka numrat – pikë. PDK nuk fshihet mbrapa asgjëje dhe është gjithmonë e gatshme t’ua thotë në sy – secilit – qëndrimet dhe pozicionet e saj. Imponimet tek ne nuk kalojnë. Mirë se vini në DEMOKRACI. PDK është dhe do të jetë gjithmonë këtu – duke respektuar besimin dhe mandatin e qytetarëve. Për Kosovën. Për të ardhmen!”, ka shkruar Krasniqi.
© SYRI.net