Deputetja e Lëvizjes GUXO, Jeta Statovci, ka reaguar pas dështimit të radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK janë sërish të bashkuara me Listën Serbe në sabotimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet demokratike.
“Në këtë 1 Maj, sërish i pamë të bashkuar punëtorët e vjetër opozitarë dhe bashkëpunëtorët e kahmotshëm. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe janë bërë bashkë për të mos i dhënë Kosovës institucione funksionale,” deklaroi Statovci.
Ajo theksoi se refuzimi për të votuar në mënyrë të fshehtë ndodhi pa u dëgjuar fare emri i kandidatit apo kandidates për kryetar të Kuvendit, çka sipas saj tregon mungesë serioziteti dhe mosbesim të thellë ndaj vetë deputetëve të këtyre partive.
“Kosova po mbetet peng i qasjes së tyre dhe mosbesimit që kanë ndaj të vetëve,” përfundoi Statovci.
© SYRI.net