Deputetët mblidhen për 1 maj, Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët mblidhen për 1 maj, Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive

17:10, 30/04/2025

Të enjten, më 1 maj, do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendnit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës tashmë ka publikuar agjendën, ku ka bërë me dije se seanca vazhdon nesër nga ora 10:00.

Të martën dështoi për herë të tetë seanca konstituive e Kuvendit.

Kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu assesi nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme.

Sot ndërkaq, Albin Kurti pas gati dy javësh heshtjeje,  ka folur shkurt për situatën politike.

I pyetur në Istog nga gazetarët për konstitutimin e Kuvendit, ai u përgjigj shkurt.

“Njëherë Kuvendi, pastaj qeveria”, tha Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco