Përplasja me drejtësinë thellohet:

Përplasja me drejtësinë thellohet: "Kurti dënohet sërish, rrezikon edhe burg për refuzim të dëshmisë"

21:26, 23/04/2025

 

​Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dënuar për herë të dytë me gjobë prej 250 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi nuk është paraqitur për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale lidhur me rastin e dyshuar për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Ftesa e parë për dëshmi iu dërgua në dhjetor 2024, por Kurti nuk u paraqit, duke deklaruar se ishte jashtë vendit dhe se ishte i gatshëm të jepte dëshminë në zyrën e tij në Kryeministri. Prokuroria refuzoi këtë propozim, duke insistuar që dëshmia të merrej në ambientet e saj 

Pas refuzimit të përsëritur për t'u paraqitur, Gjykata vendosi të shqiptojë gjobën prej 250 eurosh për secilën mosparaqitje, sipas nenit 132 të Kodit të Procedurës Penale

Nëse Kurti vazhdon të mos i përgjigjet ftesave për dëshmi, ai mund të përballet me masa më të rënda, përfshirë paraburgimin deri në një muaj, në përputhje me ligjin.

Ky zhvillim ka shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin publik dhe politik, me disa që e shohin si një sfidë ndaj sistemit të drejtësisë, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si një veprim të motivuar politikisht .​

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco