Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta shfuqizuar Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.
Në reagimin e saj, AGK ka thënë se duhet ligj i ri, , me debat dhe përfshirje të gjerë publike dhe në linjë me standardet evropiane, duke respektuar rekomandimet e Këshillit të Evropës.
“Disa prej shkeljeve të gjetura kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, shkarkimit të kryetarit, kompetencave të KPM-së dhe të tjera. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, bashkë me juristen e medias, Flutura Kusari e kishte dërguar opinionin e kërkuar nga Gjykata për këtë Ligj, dhe e mirëpret vendimin për shfuqizim, duke besuar se duhet një ligj i ri, me debat dhe përfshirje të gjerë publike dhe në linjë me standardet evropiane, duke respektuar rekomandimet e Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftim.
© SYRI.net