Kurti bojkotohet nga gazetarët, i lëshojnë mikrofonat e kamerat në tokë

Kurti bojkotohet nga gazetarët, i lëshojnë mikrofonat e kamerat në tokë

12:18, 23/04/2025

Gazetarët që e kanë përcjellë seancën e sotme të Kuvendit, i kanë lëshuar mikrofonat dhe kamerat në tokë kur Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti ka dalë nga objekti i Kuvendit për të vazhduar drejt Kryeministrisë.

Ky bojkot i gazetarëve vjen pasi Kurti qe disa herë nuk po përgjigjet në pyetjet e gazetarëve pas ndërprerjes së seancave.

Ndryshe, në seancën e sotme dështoi sërish zgjedhja e Haxhiut për këtë post. Ajo mori 57 vota nga 61 sa duhen. Seanca u ndërpre dhe do të vazhdojë të premten, në orën 10:00.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco