Bajrami: Asnjë kandidat të propozuar nga LVV për kryetar të Kuvendit nuk e votojmë

Bajrami: Asnjë kandidat të propozuar nga LVV për kryetar të Kuvendit nuk e votojmë

09:31, 23/04/2025

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se partia e saj nuk do të votojë asnjë kandidatë të LVV-së për kryetare të Kuvendit dhe se nuk kanë asnjë të preferuar në mesin e tyre.

Ajo tha se LVV janë partia fituese dhe se duhet që të bëjnë marrëveshje politike për t’i zhbllokuar institucionet.

Tutje, Bajrami ka thënë LVV po insiston që të votojnë dhe sipas saj, po mundohen që t’ia përcaktojnë votën e tyre.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në tentativën e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë.  Kjo do të jetë seanca e pestë çdo 48 orë, që nga 15 prilli.

Seanca do të fillojë në orën 10:00, teksa pritet të hedhet në votim propozimi për Kryeparlamentarin. VV ka thënë se do të vazhdojë me emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco