Sherri nisi në “Snapchat”, ngritet aktakuzë ndaj një personi për vrasje në tentativë në Istog

Sherri nisi në “Snapchat”, ngritet aktakuzë ndaj një personi për vrasje në tentativë në Istog

09:29, 23/04/2025

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.M, me datë 5 shkurt të vitit 2025, rreth orës 20:00, në fshatin Stupe të Istogut, pas një mosmarrëveshje paraprake në rrjetin social “Snapchat” dhe fjalosjes me të dëmtuarin ditën kritike shkon në oborrin e të dëmtuarit, fillimisht e fton në telefon të njëjtin, e më pas i bie burisë dhe në momentin kur i dëmtuari del nga shtëpia dhe i afrohet automjetit të pandehurit, ky i fundit i hedh sprej në fytyrë e më pas i njëjti del nga kombi dhe me një shufër metalike e godet të dëmtuarin disa herë në kokë dhe në dorë, me ç’rast largohet nga vendi i ngjarjes, kurse i dëmtuari për shkak të lëndimeve të marra nga këto goditje dërgohet për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë, ku si pasojë e goditjeve ka pësuar dëmtime të rënda trupore, të rrezikshme për jetë në momentin kur janë shkaktuar, e të cilat janë të konstatuara në akt ekspertimin mjeko-ligjor.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënohej sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamentit i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.M, për shkak të veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.M, me datë 5 shkurt të vitit 2025, rreth orës 20:00, në fshatin Stupe të Istogut, pas një mosmarrëveshje paraprake në rrjetin sociale “Snapchat” dhe fjalosjes me të dëmtuarin ditën kritike shkon në oborrin e të dëmtuarit, fillimisht e fton në telefon të njëjtin, e më pas i bie burisë dhe në momentin kur i dëmtuari del nga shtëpia dhe i afrohet automjetit të pandehurit, ky i fundit i hedh sprej në fytyrë e më pas i njëjti del nga kombi dhe me një shufër metalike e godet të dëmtuarin disa herë në kokë dhe në dorë, me ç’rast largohet nga vendi i ngjarjes, kurse i dëmtuari për shkak të lëndimeve të marra nga këto goditje dërgohet për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë, ku si pasojë e goditjeve ka pësuar dëmtime të rënda trupore, të rrezikshme për jetë në momentin kur janë shkaktuar, e të cilat janë të konstatuara në akt ekspertimin mjeko-ligjor.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënohej sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco