Aksion i Antidrogës në Veternik, sekuestrohen mbi dy kilogramë drogë

Aksion i Antidrogës në Veternik, sekuestrohen mbi dy kilogramë drogë

21:13, 22/04/2025

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Njësinë e Antidrogës së Policisë së Kosovës, po zhvillojnë një aksion në lagjen Veternik të Prishtinës. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar mbi 2 kilogramë substancë narkotike.

Në njoftim thuhet se aksioni opo vazhdon ende.

“Prokuroria Themelore është në zhvillim e sipër të këtij aksioni, dhe në bashkëpunim me organet e rendit po vazhdojnë hetimet e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco