Vrasja e rreshterit Lika, avokatja Gashi: Në kërkesën për paraburgim s’përmendet lidhmëria ideologjike

Vrasja e rreshterit Lika, avokatja Gashi: Në kërkesën për paraburgim s’përmendet lidhmëria ideologjike

16:55, 22/04/2025

Fehmije Gashi, avokatja e Diamant Gashit njërit nga të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen e policit Muhamed Lika, tha se kjo ngjarje nuk ka lidhje me ekstremizëm fetar.

Ajo u shpreh se duhet edhe njëherë të jepen sqarime që kjo vrasje askund nuk është përmend në kërkesën e paraburgimit se ka lidhmëni siç tha ajo, ideologjike, fetare, islamiste

“Ajo çka mund të them për juve dhe opinionin në këtë fazë dhe gjatë gjykimit unë kërkova prokurori i çështjes, që së bashku me kryeprokurorin e Ferizajt, Burim Çerkini, të dalin edhe një herë të japin sqarime që kjo vrasje askund nuk është përmend do të thotë në kërkesën e paraburgimit se ka lidhmëri ideologjike, fetare, islamiste, siç po e përdorin mediat e informimit për arsye se është edhe një rrethanë tjerët, është edhe me Kodin Penal të Kosovës, edhe me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutë të Republikë së Kosovës, ju e dini ekziston rregulla e prezumimit të pafajësisë derisa aktgjykimi ta marrë formën e prerë mandej në këtë rast në njëfarë mënyrë po etiketohet familja e tyre edhe gjithë rajoni i Kaçanikut”, u shpreh tutje Gashi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco