Gjuajtje me armë zjarri në Pejë, policia në vendin e ngjarjes

Gjuajtje me armë zjarri në Pejë, policia në vendin e ngjarjes

14:33, 22/04/2025

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në Pejë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitë policore janë dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku po grumbullohen informacionet.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:20.

Policia nuk ka dhënë ende detaje të tjera rreth rastit.

“Rreth orës 12:20 kemi pranuar informacionin për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Pejë. Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke mbledhur informacione,” ka thënë  për gazetën online Reporteri.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco