I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi dhe gazetari Elvi Fundo i cili deklaroi se po priste që pas publikimit të përgjimeve të Veliajt, të kishte edhe fashikuj që pritet të kenë gjera interesante. Ndërkohë Këlliçi i kujtoi Bolinos Gjyqin që ka me. Ai foli edhe për mungesën e reagimit të shoqërisë civile e organizatave ndaj deklaratave psedopornogrfike të Edi Ramës.
Elvi Fundo: Unë publikova të gjithë faqet që kisha në dispozicion që kam marrë nga Gjykata. Po tentoj të marr fashikuj, sepse bashkëngjitur atyre ekstrakteve që unë kam publikuar nga Gjykata ka patur me qindra e qindra fashikuj. Pasi në komunikimi ka shumë gjera të rënda në dijeninë time. Pra nuk janë vetëm ato fjalitë që kemi nxjerrë neve që thonë, qen do të mbys. Ka një gjuhë rrugaçërore të Erion Velijat nga qelitë. Ato tashmë i kanë avokatët. Unë po përpiqem nëpërmjet burimeve te mia ti siguroj, të shpresojmë që do ti gjej. Sapo të vij në Tiranë, mendoj se ato fashikujt do të kenë të thëna fantastike. Do të jenë ndoshta edhe shumë për të qeshur se sa për të qarë.
Flavio Qarri: Siç ishte edhe rënia e perandorisë mediatike, siç ishte Bolino, Baze....
Belind Këlliçi: Meqë me kujtove edhe zotin Bolino dua ti them se ditën e nesërme ne orën 9 duhet të jemi në Gjykatën Penale për një padi që Bolino ka bërë dhe që unë kisha frikë ti dilja Bolinos përpara. E kujtoj leçjanin Carlo Bolino të vijë nesër, të mos dridhet në sallën e gjyqit kur vjen. Të pijë pak limon ne një çaj të mirë që ta trashë pak zërin kur të flasë. Dhe pa merak Carlo se do merremi me të gjithë shkeljet ligjore që ke bërë. Me të katra VKM që janë bërë për të grabitur ti truallin për të ngritur një ngrehinë që baltos çdo ditë opozitën që sulmon. Të gjithë shkeljet ligjore që janë bërë. E falënderoj publikisht leçjanin Bolino që më ka dhënë mundësinë që unë ti çoj edhe në një gjykatë tjetër, ti çoj edhe në Gjykatën penale të Tiranës, përveç SPAK-ut ne këtë rast. Jemi në pritje të një përgjigje nga SPAK-u sepse e ka regjistruar veprën penale me të gjitha akuzat që ne e kemi akuzuar në kallëzim por ende në regjistrin e veprave penale nuk figuron personi me emër që i ngarkohen këto akuza.
Kështu që thënë këtë. Këta individë që kanë mbështetur Erion Veliajn në çmendurinë e tij se bashku me pseudoshoqatat apo me njerëz të kompromentuar, apo me njerëz që pretendojnë se përfaqësojnë bashkësitë fetare të ndryshme në vend të reagojnë për gjuhën e urrejtjes, jo vetëm që ka përdorur Erion Veliaj në burg. Jo vetëm për fyerjet, linçimet që ai ka drejtuar drejt qytetarëve të ndryshëm, bashkëpunëtorëve apo jo sepse në dijeninë time në ato dosje ato përgjime ka ende fakte shumë të rënda që kanë të bëjnë me kërcënimin e njerëzve pranë pushtetarëve të Partisë Socialiste apo zyrtarëve të lartë të PS, që ky u kërcënon fëmijët dhe i kërcënon të afërmit. Kështu që do të kërkoja nga këta gazetarë apo edhe nga ish myftiu i Tiranë, Gurra, apo ky që drejton vëllazërinë ungjillore, apo urdhri i psikologut, apo aleanca për gjuhën kundër urrejtjes, xhamitë e Tiranës, të reagojnë për pedopolitikën e Ramës për çmenduritë e radhës për ato që ai ka nxjerrë nga goja vetëm 4 ditët e fundit, ku burrat i quan çyrykë, vajzat votuese për herë të parë i quan dashnore dhe dje u ka kërkuar fëmijëve që i kishte marrë me detyrim në takim me Edi Ramën, u kërkonte të futeshin e të shikonin fotot e tij nudo në internet, i nxit për pornografi. Të thonë një gjysmë fjale. A janë prindër. A kanë gjak. A janë shqiptarë apo çfarë janë këtë njerëz. Se që janë të korruptuar unë e di këtë gjë. Kanë korrurptuar shpitin dhe moralin etyre. Të thonë një fjalë e të tregojnë një farë dinjiteti.
© SYRI.net