E ftuar në emisionin Kafe Shqeto, Alisa Braho, gazetare, reagoi ashpër ndaj deklaratës së Edi Ramës, i cili u tha fëmijëve të kërkonin në rrjet fotot e tij.
Gazetarja u shpreh se kjo ishte një skenë e turpshme, që përpiqet të maskojë imoralitetin si progres. Ajo theksoi se përdorimi i fëmijëve në këtë mënyrë nuk është rastësi, por pjesë e një diskursi të rrezikshëm që synon zhdukjen e normave morale.
Sipas Spahos, kjo është gjuhë tipike e një narcisisti që kërkon adhurim me çdo kusht edhe në kurriz të fëmijëve.
Fjala e Plotë:
Ishte ekspozimi si akt guximi dhe imoraliteti si progres. Një “shitje” që ai e ka bërë shpesh dhe nuk është aspak e re në diskursin e Ramës. Nuk duhet të na çudisë dhe as të na habisë sa herë e përsërit, sidomos kur është përpara fëmijëve.
Ajo që ishte më e rëndë, mbi të gjitha, ishte përpjekja për ta manipuluar këtë akt të papranueshëm përmes një gjuhe ironike,mënyrë kjo për t’u tërhequr nga përgjegjësia, sepse e dinte mirë se do të kishte reagime pas asaj deklarate skandaloze. Rama kërkon të adhurohet si një narcisist tipik, dhe kjo ngjarje do të mbahet mend gjatë, sidomos nga ata që ishin të pranishëm në atë moshë të hershme.
Së pari, nuk është e lejuar, KQZ-ja ndalon përdorimin e fëmijëve në fushata politike, dhe shumë prej tyre ishin aty pa shoqërues. Mbi të gjitha, duhet ndaluar kjo gjuhë që përpiqet të normalizojë dhe ta shesë si "progres" një përpjekje për të zhveshur shoqërinë nga çdo normë morale dhe etike.
Kjo nevojë e tij e vazhdueshme për të relativizuar, për të ndryshuar temën, për të tërhequr vëmendje janë shenja tipike të një narcisizmi të thellë. Kur një klloun mbetet pa audiencë, nuk ka çfarë të bëjë, por kjo është e pashmangshme, sepse ne duhet të flasim dhe të diskutojmë.
Ajo që është vërtet e rëndë është se nuk pashë asnjë reagim nga Avokati i Popullit, as nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve...
© SYRI.net