Lamtumira për Atin e Shenjtë/ Berisha: Papa Francesku na la një mësim të madh, burri ndjek zemrën dhe doktrinën

Lamtumira për Atin e Shenjtë/ Berisha: Papa Francesku na la një mësim të madh, burri ndjek zemrën dhe doktrinën

15:37, 21/04/2025

Lideri i PD-së SalI Berisha ka përcjell një mesazh me rastin e ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, të cilin e cilëson si “Papa i Paqes, i mëshirës hyjnore dhe njerëzore”.

Kryetari i PD-së kujton takimin me Atin e Shenjtë në ditën e parë të papnisë së tij, ku e kishte ftuar të vizitonte Shqipërinë, vizitë që u realizua me rastin e lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike Shqiptare.

Ai thekson se Papa Françesku ishte një figurë unike — liberal brenda një institucioni konservator dhe konservator përballë  përballë establishmenteve globale ultra liberale,  — duke e vlerësuar si një zë të kthjellët në një botë të trazuar.

“Ikja e tij në jetën e pasosur është sot një kujtesë se burri, njeriu, mbetet në këtë jetë me veprat e veta, me mësimet, me trashëgiminë. Papa na la një mësim të madh: burri ndjek zemrën dhe doktrinën, dhe vetëm Zoti mund ta përcaktojë ku kishte apo jo të drejtë.

Postimi i Sali Berishes
Për Papa Franceskun dielli perëndoi përgjithmonë.
Miq, sot besimtarët katolikë në Shqipëri dhe mbarë botën janë në zi. Ati i i Shenjtë, Papa Francesk, Papa i Paqes, i mëshirës hyjnore dhe njerëzore është ndarë nga jeta.
Bir i Argjentinës, por misonar i mbarë botës, Papa Francesku, Jorge Mario Bergoglio, ishte Papa i parë nga Amerika Latine, në një hierarki të mësuar që mëkëmbësit e Shën Pjetrit t’i kishte nga Europa.

Papa Francesku si zëdhenës i Krishtit, ringjalljen e të cilit Krishtërimi dhe bota festoi dje, ai ishte brenda natyrës së fesë; me njerëzit së pari!
Pata fatin ta takoj ditën e ngjitjes së tij në Fronin e Atit të Shenjtë dhe ta ftoj të vizitojë Shqipërinë. Në atë takim të shkurtër Papa Francesku shprehu ndjenjat më miqësore për shqiptarët dhe Shqipërinë dhe në të vërtetë Shqipëria do ishte ndër vendet e para që Shenjtëria e tij do vizitonte. Ai erdhi në Shqipëri për një ngjarje të madhe për Kombin Shqiptar dhe mbarë krishtërimin, lumturimin në një ditë të 38 martirëve të Kishës Katolike Shqiptare, të ekzekutuar nga diktatura staliniste e Enver Hoxhës.

Ikja e tij në jetën e pasosur është sot një kujtesë se burri, njeriu, mbetet në këtë jetë me veprat e veta, me mësimet, me trashëgiminë.
Liberal në një institucion konservator dhe konservator përballë establishmenteve globale ultra liberale, Papa na la një mësim të madh: burri ndjek zemrën dhe doktrinën, dhe vetëm Zoti mund ta përcaktojë ku kishte apo jo të drejtë.

Jorge Mario Bergoglio ishte një Papë i drejtë, kolos i vërtetë. Në kishën e Mëshirës ai ikën si i mëshirshëm, në botën e pështjellimit ai ikës si kthjellëti. U prehtë në paqe në mbretërinë e Krishtit! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco