VV kërkon kohë shtesë për propozimin e Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës

VV kërkon kohë shtesë për propozimin e Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës

15:45, 21/04/2025

Në mungesë të numrave të mjaftueshëm për të zgjedhur Kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar kohë shtesë për të arritur një konsensus politik rreth një emri të pranueshëm nga të gjitha palët, shkruan Syri Kosova.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka vendosur që seanca e radhës të shtyhet për të mërkurën, duke i dhënë kohë partive politike për konsultime shtesë dhe harmonizim të qëndrimeve.

Ky zhvillim vjen në një moment kur Kuvendi gjendet në një situatë bllokimi institucional, ndërsa presioni publik për zgjidhje të shpejtë është në rritje./Syri.net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco