Vrasja e Muhamed Likës, të arrestuarit me të kaluar kriminale, ekstremiste, përfshirjen në “terrorizëm” duhet verifikuar

Vrasja e Muhamed Likës, të arrestuarit me të kaluar kriminale, ekstremiste, përfshirjen në “terrorizëm” duhet verifikuar

12:12, 21/04/2025

Në konferencë për media, Prokuroria dhe Policia kanë njoftuar se shtatë persona janë arrestuar lidhur me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se disa prej të arrestuarve kanë qenë të arrestuar edhe më herët, dhe me prirje ekstremiste.

I pyetur lidhur me çështje të ekstremizmit nëse kanë të bëjnë, Hoxha tha se duhet verifikuar, pasi hetimet po vazhdojnë.

“Ne kemi arritur të sigurojmë prova, dëshmi të cilat e lidhin këtë grup kriminal me vrasjen e rreshterit tonë. Mbetet të shihet backgroundi i tyre. Disa nga ta kanë pasur të kaluar kriminale, kanë qenë të arrestuar edhe për raste të mëhershme, e që ndërlidhen me prirje ekstremiste. Për çështjen e terrorizmit duhet ta shohim pastaj sepse hetimet duhet të vazhdojnë tutje për ta vërtetuar këtë punë, por janë persona të dyshuar, të rrezikshëm, të cilët ne dyshojmë që e kanë kryer këtë vrasje, e kanë planifiku dhe po ashtu e kanë ekzekutuar”, tha Hoxha në konferencë. 

Hoxha konfirmoi se njëri nga të arrestuarit sot ka mbushur 18 vjeç.

Ai gjithashtu tha se një nga ta është ish-pjesëtar i FSK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco