Policia jep detaje për aksionin e madh në Kaçanik, ndërlidhet me vrasjen e policit Muhamed Lika

Policia jep detaje për aksionin e madh në Kaçanik, ndërlidhet me vrasjen e policit Muhamed Lika

08:58, 21/04/2025

Një aksion i madh i Njësive Speciale po zhvillohet në Kaçanik.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se aksioni ndërlidhet me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.

“Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mengjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë zëdhënësi Baki Kelani.

Vrasja e policit Muhamed Lika në Kaçanik kishte tronditur vendin. Ai u qëllua me armë zjarri më 1 prill.

Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se Lika ishte gjetur i plagosur rëndë në hyrjen e ndërtesës ku banonte, të martën rreth orës 23:00. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Denonco