Dy aksidente trafiku në rrugën Pejë-Prishtinë, tre të lënduar

Dy aksidente trafiku në rrugën Pejë-Prishtinë, tre të lënduar

07:26, 21/04/2025

Dy aksidente kanë ndodhur sonte në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Vragoli, nga të cilat tre persona kanë marrë lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se aksidenti i parë është shkaktuar rreth orës 22:10 mes dy automjeteve, ku lëndime trupore kanë marrë dy persona.

Ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhë rreth orës 22:25 mes katër automjeteve, me ç’rast një person është lënduar.

Hoxha shtoi se policia është duke u marrë me të dy rastet.

“Hetimet lidhur me shkaktarët e këtyre aksidenteve janë në proces”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco