Arrestimi i dy zyrtarëve policorë për marrje ryshfeti, deklarohet Prokuroria e Pejës

Arrestimi i dy zyrtarëve policorë për marrje ryshfeti, deklarohet Prokuroria e Pejës

17:53, 20/04/2025

Dy zyrtarë policorë në Pejë, janë arrestuar nën dyshimin për marrje të ryshfetit.

Ata, janë ndaluar për 48 orë.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria e Pejës, ku zëdhënësi Shkodran Nikçi për Reporteri.net tha se do të bëhet kërkesë për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale.

“Dy zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë për shkak të vepres penale “Marrje e ryshfetit”. Ndaj tyre Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale”, deklaroi Nikçi.

Dy zyrtarët policorë të arrestuar, dyshohet se i kërkuan para një qytetari për t’mos i shqiptuar gjobë. /Reporteri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco