Haradinaj viziton një familje në Klinë për Pashkë: Shqiptarët kanë kremtuar gjithmonë së bashku, festofshim të bashkuar gjithmonë

Haradinaj viziton një familje në Klinë për Pashkë: Shqiptarët kanë kremtuar gjithmonë së bashku, festofshim të bashkuar gjithmonë

16:31, 20/04/2025

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e Don Fran Kolaj në Zllakuqan të Klinës me rastin e festës së Pashkëve, duke theksuar vlerën e traditës së bashkëjetesës ndërfetare tek shqiptarët.

“Shqiptarët, brez pas brezi, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo pasuri është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmes sonë si popull,” ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Shqiptarët, brez pas brezi, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo pasuri, është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmës sonë si popull.

Sipas traditës sonë të çmuar, kam qëndruar me familjen e Don Fran Kolaj në Zllakuqan të Klinës, për ta ndarë së bashku gëzimin e festës së Pashkëve. Ashtu siç ishim bashkë me brezin e vjetër në kohë të vështira, jemi bashkë edhe sot, në liri e në gëzime.

Për shumë mot Pashkët, të bashkuar festofshim gjithmonë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco