Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka quajtur lajm të mirë votimin e raportit për verifikimin e deputetëve dhe më pas betimin e tyre.
Ai ka thënë se më pas do të vazhdohet me hapat e tjerë.
“Fillimet i kanë vështirësitë e veta, sot është bërë hap i rëndësishëm me votimin e raportit. Ishte veprim absurd ajo që ndodhi për ato dy ditë. E panevojshme. Tanimë jemi deputet. Shumë shpejt edhe këto tjerat do të përfundojnë. Mbetet që të konstituohet Kuvendi”, tha Limaj.
Por, ai më pas nuk u ndalë të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve që kishin për të.
© SYRI.net