Dështon zgjedhja e Albulena Haxhiut Kryetare e Kuvendit, tre deputetët e Nismës abstenuan

Dështon zgjedhja e Albulena Haxhiut Kryetare e Kuvendit, tre deputetët e Nismës abstenuan

14:23, 19/04/2025

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta zgjedhë Albulena Haxhiun si Kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Pro kanë votuar 57 deputetë, kundër 20 dhe tri abstenime nga Nisma. Deputetët e LDK-së votuan kundër, ndërsa ata të PDK’së AAK-së nuk morën pjesë në votim.

Në sallë ishin 115 deputetë.

Pas dështimit për ta zgjedhur Haxhiun si Kryeparlamentare, Kuvendi ka ndërprerë punimet.

Propozimin për Haxhiun e bëri Nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco