Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat kanë dhënë dorëheqje individualisht.
Krasniqi tha se ky dorëheqja është përfshirë në procesverbal të raportit, me propozim të PDK’së.
“Kërkesa dhe rekomandimi i deputetit Përparim Gruda është miratuar ashtu që të evidentohet në proces verbal të raportit që të gjithë ministrat e bashkë me ta edhe kryeministri kanë dhënë dorëheqje individualisht…Dorëheqja është evidentuar saktësisht, individualisht në procesverbalin e takimit”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka bërë me dije se do ta votojnë raportin e komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve, teksa shtoi se janë të gatshëm edhe për zgjedhje.
Krasniqi tha se sot kanë ardhur në Kuvend që ta zhbllokojnë situatën e krijuar.
“Ky ndryshim na ka mundësuar që të votohet raporti”, shtoi Krasniqi.
© SYRI.net