Komisioni për Verifikimin e Mandateve është mbledhur sërish.
Të 120 deputetët kanë votuar që përbërja e Komisionit të jetë e njëjta.
“Konstatoj se 120 deputetë të gjithë janë për Komisionin e njejtë…për 30 minuta të mblidhen dhe të përpilojnë raportin e ri të Komisionit për verifikimin e mandative të deputetëve”, tha Kryesuesi Avni Dehari.
Dakordimi për mbledhjen e këtij komisioni u bë në takimin konsultativ që Dehari e thirri para nisjes së seancës.
Pas takimit u tha se ka unitet që raporti të votohet nga të gjithë deputetët.
© SYRI.net