Abdixhiku në ceremoninë lamtumirëse të De Riut: Disa diplomatë lënë shenja të mëdha për vendin tonë

Abdixhiku në ceremoninë lamtumirëse të De Riut: Disa diplomatë lënë shenja të mëdha për vendin tonë

21:32, 18/04/2025

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte pjesëmarrës në ceremoninë lamtumirëse të ambasadorit italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Abdixhiku tha se në këtë ngjarje, takoi edhe familjen e ambasadorit, bashkëshorten dhe djalin, ku ky i fundit tash e 6 muaj punonte në Kosovë.

“Diplomatët vijnë e shkojnë, por disa lënë shenja të mëdha për vendin tonë. Ambasadori De Riu ishte i tillë”, shkroi Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Kreu i LDK-së i uroi suksese ambasadorit italian në Kosovë në rrugëtimin e tij të radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco