Policia e Kosovës njofton se sot është mbajtur një ceremoni rasti me rastin e pensionimit të Zëdhënësit Rajonal të Policisë për Rajonin e Prizrenit, Rreshter Vesel Gashi.
Rreshter Gashi ka dhënë një kontribut të çmuar për shumë vite në shërbim të sigurisë publike, fillimisht si pjesëtar i rregullt i Policisë dhe më pas si Rreshter dhe për një kohë të gjatë si Zëdhënës Rajonal për rajonin E Prizrenit, duke qenë një urë e rëndësishme komunikimi ndërmjet Policisë dhe publikut.
Policia e Kosovës e falënderon përzemërsisht Rreshter Vesel Gashi për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë karrierës së tij dhe i uron shëndet e suksese në kapitullin e ri të jetës.
© SYRI.net