Një aksident trafiku mes dy automjetesh ka ndodhur sot në fshatin Lloshkobare në Ferizaj, ku si pasojë janë lënduar dy persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Ju njoftojmë se më datë 18.04.2025, rreth orës 12:43, në fshatin Lloshkobare, Komuna e Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, autoambulanca dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas procedurave ligjore”, ka thënë Veseli.
© SYRI.net