Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk ka komentuar nëse ekziston ndonjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa ka theksuar rëndësinë e koordinimit ndërmjet deputetëve për të çuar përpara procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
“Komisioni nuk ka mujt me u koordinu, besoj që koordinohen deri të shtunën. Duhet ta thirrim zërin e arsyes. Besoj që kjo do të kryhet,” u shpreh Limaj para mediave.
Ai shtoi se hapi i parë për të ecur përpara është që deputetët të përafrohen dhe të ndajnë përgjegjësitë.
“Z. Limaj po them që hapi i parë është që të përafrohen të gjithë deputetët, t’i marrim detyrat, dhe t’i ndajmë përgjegjësitë. Secili të jap përgjegjësi, kjo është me rëndësi,” theksoi ai.
© SYRI.net