Kryedemokrati Sali Berisha e konsideroi takimin në Breshia me diasporën shqiptare atje, si nata me ditën në krahasim me takimin e patronazhistëve të Edi Ramës në Milano.
Duke folur në konferencën e së hënës me gazetarët, Berisha tha se takimi në Milano i Ramës, ishte finalja e fushatës së tyre, 'unë me njerëz, ai me klikime të blera'.
Sipas Berishës, PD dhe opozita do të bëjë gjithçka që program i saj të bëhet pjesë e mendimit të qytetarëve, e debatit, duket garantuar në mënyrë absolute, se do të zbatohet pikë për pike.
Dje paradite të gjithë titujt e portaleve të qeverisë dhe medieve hapeshin: sot ndeshja e madhe Berisha-Rama në Itali.
Ndeshja u zhvillua. U zhdukën të gjithë titujt se kapitulloi.
Se Breshia ishte shumëfishi, ishte krejtësisht një gjë tjetër, krahasuar me Milanon e mbushur me patronazhistë.
Vetëm në Kavaja u numëruan 50 patronazhistë që kishin shkuar atje.
Dhe meqë nuk mund të krahasoheshin më të pakrahasueshmet.
Dhe ngushëllimi i fundit të tij, Ymeri, shkroi se Rama fitoi betejën me klikime, duke blerë klikime, duke blerë likes.
Kjo ishte finalja e fushatës së tyre.
Unë me njerëz, ai me likes.
Unë me qytetarë shqiptarë, ai me blerje like-sash për t’i dhënë zemër.
Këto ishin ato që unë desha të shtroj se ky është një fillim i mbarë.
Ne do bëjmë gjithçka që ky program të bëhet pjesë e mendimit të qytetarëve, e debatit, duket i garantuar se në mënyrë absolute, pikë për pikë, do zbatohet.
Sot unë mbeta shumë i inkurajuar nga diskutimi i sotëm me personat me aftësi ndryshe.
I numëruan një nga një të gjitha privacionet që u kanë krijuar.
E vërteta, shumicën i kishin pasur.
Por unë nuk u mora me ato që kanë pasur, por u mora me ato që nuk kanë sot dhe i garantova që në mënyrë absolute do i kenë që të gjitha dhe në një nivel krejt të ri.
© SYRI.net