Gjakovë: Tri raste të dhunës në familje

Gjakovë: Tri raste të dhunës në familje

09:38, 14/04/2025

Tri raste të dhunës janë shënuar në qytetin e Gjakovës. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Rreth orës 11:00, një burrë u arrestua nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy viktimave, një burri dhe një gruaje.

Të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Një rast tjetër është raportuar më 11 prill në orën 21:00, por arrestimi i të dyshuarit ndodhi më 13 prill.

I dyshuari akuzohet se ka sulmuar fizikisht një burrë dhe ka fyer një grua. Edhe në këtë rast, viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, më 13 prill rreth orës 12:00, një tjetër burrë u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.

Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco