Trainkos: Aksidenti në Klinë ndodhi për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit

Trainkos: Aksidenti në Klinë ndodhi për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit

21:23, 13/04/2025

Kompania “Trainkos” ka reaguar pas aksidentit tragjik në Jagodë të Klinës, ku një veturë është goditur nga treni.

Trainkos me anë të një komunikate duke shprehur keqardhje të thellë për humbjen e jetës dhe duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

Ata kanë thënë se sipas raportit fillestar aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit nga drejtuesi i veturës.

Sipas raportit fillestar të komisionit për raste të jashtëzakonshme, aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit rrugor nga ana e drejtuesit të automjetit.

20 Signs That A Heart Attack Is ImminentLearn It Wise
Tiger Woods' Ex-Wife - Try Not To Gasp When You See Her NowJournalistate
by Taboola

“Komunikacioni hekurudhor rregullohet me ligje dhe sinjalizime specifike, të cilat obligohemi t’i respektojmë në përpikëri. Rregullat dhe sinjalizimi i trafikut rrugor janë obligative për të gjithë përdoruesit e rrugës, përfshirë drejtuesit e mjeteve rrugore,” thekson Trainkos.

Kompania gjithashtu ka apeluar për kujdes maksimal dhe për respektim të rregullave të komunikacionit rrugor, me qëllim që të parandalohet përsëritja e rasteve të tilla tragjike.

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar nga aksidenti i ndodhur në Jagodë të Klinës ku treni goditi një veturë. Një nga të lënduarit është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco