Maqedonci: Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet me Turqinë

Maqedonci: Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet me Turqinë

16:46, 13/04/2025

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci ka njoftuar se në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalia është takuar me presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Görgün.

Maqedonci ka thënë se me të kanë diskutuar bashkëpunimet që mund të zhvillohen midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe hapat strategjikë që do të kontribuojnë në sigurinë rajonale.

Postimi i tij:

Industria e mbrojtjes do të vazhdojë të ketë vëmendje të veçantë në prioritetet tona në fushën e mbrojtjes.

Në Antalya, në kuadër të Forumit Diplomatik takova Presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turkíye Prof. Dr. Haluk Görgün, me të cilin diskutuam bashkëpunimet që mund të zhvillohen midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe hapat strategjikë që do të kontribuojnë në sigurinë rajonale.

Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona  [🇽🇰]   [🇹🇷]  si dhe kontribuon fuqishëm në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve tona duke krijuar vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco