Kurti falënderon qeverinë e Sudanit për njohjen e Kosovës, ‘mirëpresim marrëdhënie diplomatike më të ngushta’

Kurti falënderon qeverinë e Sudanit për njohjen e Kosovës, ‘mirëpresim marrëdhënie diplomatike më të ngushta’

10:22, 13/04/2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur mirënjohej të thellë qeverisë së Sudanit për njohjen e Kosovës si shtet.

Kurti theksoi se qeveria e tij mirëpret marrëdhënie më të ngushta diplomatike midis Sudanit dhe Kosovës.  

Shteti ynë ka fituar një njohje të re dhe populli ynë ka fituar një mik të ri. Jemi të lumtur për njohjen e Kosovës nga Sudani, që vjen pak javë pas njohjes nga Kenia. Shpresojmë që marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy shteteve do të vazhdojnë të thellohen dhe forcohen.” shkroi Kurti në postimin e tij në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco