Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se edhe shteti i Sudanit, ka njohur zyrtarisht Kosovën, si shtet të pavarur e sovran.
Këtë e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetin social “X”, duke shtuar se ky është fillimi i një partneriteti të madh.
“Sudani e ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet tona kanë rënë dakord për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Faleminderit nga populli i Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të madh!”, shkroi Osmani.
© SYRI.net