Osmani dhe ministri Fadoul flasin për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Çad

Osmani dhe ministri Fadoul flasin për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Çad

16:20, 12/04/2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul.

Takimi zuri vend në Antalia të Turqisë, atje ku po mbahet Forumi Diplomatik, shkruan IndeksOnline.

Osmani dhe Fadoul diskutuan rreth bashkëpunimit Kosovë-Çad, në fushën e diplomacisë, ekonomisë, arsimit dhe bujqësisë.

Ky është njoftimi i plotë i presidentes Osmani:

Kosova është e përkushtuar të krijojë lidhje më të forta me Çadin, duke ndarë rrugëtimin dhe përvojat tona në shtetndërtimin dhe zhvillimin. Në Antalia, pata një takim produktiv me Ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco