Krasniqi: Nuk kam marrë ndonjë ftesë nga Kurti, jemi në bisedime me partitë tjera

Krasniqi: Nuk kam marrë ndonjë ftesë nga Kurti, jemi në bisedime me partitë tjera

13:09, 11/04/2025

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) kanë arritur në Kuvendin e Kosovës për t’u regjistruar si deputetë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë para gazetarëve se nuk kanë marrë ndonjë ftesë tani për tani për takim nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ndërkohë, ai ka thënë se janë vazhdimisht në bisedime me partitë tjera opozitare për formimin e qeverisë në rast se Vetëvendosje s’arrin ta formojë qeverinë si fituese e zgjedhjeve.

Ai tutje ka thënë se në rast të dështimit potencial të VV-së për krijim të qeverisë, ne do të jemi të gatshëm me i dhuru vendit një qeveri të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco