Qirinj para Ministrisë së Ekonomisë, asnjë cent ma shumë për rrymën!

Qirinj para Ministrisë së Ekonomisë, asnjë cent ma shumë për rrymën!

20:57, 10/04/2025

Një aksion simbolik kundër rritjes së çmimit të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorë, ka nisur sonte para objektit të Ministrisë së Ekonomisë.

Aty aktivistët e ‘’Asnjë cent ma shumë’’, vendosën qirinj në shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi i cili pritet të hyjë në fuqi nga ZRrE qysh nesër.

Theksojmë se gjatë ditës së nesërme në ora 10:00, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje pos pikave të tjera të diskutmi do të shqyrtohet dhe miratohet propozimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Po ashtu gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 12:00 grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ do të mbajë protestën e radhës për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco