Çitaku: Të hënën vendosim nëse ia votojmë VV-së kryeparlamentarin

Çitaku: Të hënën vendosim nëse ia votojmë VV-së kryeparlamentarin

19:06, 10/04/2025

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo parti do të marrë vendim të hënën nëse do t’ia votojë Lëvizjes Vetëvendosje kandidatin për kryetar të kuvendit.

Çitaku tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pozitën e kryetarit të kuvendit është i qartë, se ai i takon grupit më të madh parlamentar, në këtë rast grupit të VV-së.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pozitën e kryeparlamentarit është i qartë, ai i takon grupit më të madh parlamentar. PDK-ja në të kaluarën nuk e ka votuar kandidatin e VV-së por as s’e ka bllokuar seancën”.

“Vendimin për këtë çështje do ta marrim të hënën. Përtej numrave, përtej votimeve për një pozitë, PDK-ja insiston që debati te kthehet te çështjet e rëndësishme”, tha Çitaku në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

What 1 in 3 Women Realize About Themselves After Hitting 35Expertinspector
Click Here
Upgrade Your Living Space with These 5 Life-Changing DIY Home Renovation Tricks!Women's Method
by Taboola

Tutje, ajo foli edhe situatën brenda partisë, ku tha se PDK-ja është më e bashkuar dhe më e unifikuar se kurrë.

“PDK-ja është më e bashkuar se kurrë, më e unifikuar se asnjëherë më parë dhe nuk kam asnjë fije dyshimi në besnikërinë që deputetët e PDK-së kanë karshi programit, projektit dhe siglës nën të cilën kanë garuar në zgjedhje”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco