Aksident mes një veture dhe traktori në Klinë, Policia jep detaje

Aksident mes një veture dhe traktori në Klinë, Policia jep detaje

18:25, 09/04/2025

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të Klinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi, i cili ka deklaruar se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor.

“Personi i lënduar është dërguar në Emergjencë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur hetuesit e trafikut të cilët po zhvillojnë hetime lidhur me rastin. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40”, tha Gashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco