Kërkesa për largimin e UNMIK-ut nga Kosova, Presidenca: Kërkesë e kahershme e Osmanit në KS të OKB-së

Kërkesa për largimin e UNMIK-ut nga Kosova, Presidenca: Kërkesë e kahershme e Osmanit në KS të OKB-së

16:28, 09/04/2025

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB, John Kelley, në mbledhjen e së martës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kërkoi largimin e misionit UNMIK nga Kosova.

Nga Presidenca e Kosovës kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net kanë thënë se kjo është një kërkesë e kahershme e Osmanit.

“Kjo ka qenë edhe kërkesë e kahershme e presidentes Osmani, e përsëritur në adresimet që i ka bërë në Këshillin e Sigurimit”, ka thënë për Reporteri.net, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Sa i përket misionit të UNMIK-ut, përfaqësuesi i ShBA-së tha se ka ardhur koha që ky mission ta përfundojë mandatin. Ai ka shtuar më tej se SHBA-ja kërkon që të zbusë shpenzimet e panevojshme, derisa ka përmendur se 89% e buxhetit të UNMIK-ut shkon për paga të punëtorëve.

“Koha për të mbyllur UNMIK-un ka ardhur. Rekomandojmë që UNMIK-u të fillojë të transferojë funksionet e veta tek agjencitë tjera të OKB-së…ashtu që procesi drejt përfundimit të misionit të jetë gradual e jo i paparashikuar”, deklaroi ai dje.

Ndërsa, Ministrja Gërvalla tha se UNMIK nuk e përmbush më asnjë funksion që do të justifikonte praninë e tij.

Gërvalla drejtoi akuza ndaj këtij misioni për shtrembërim të fakteve.

“UNMIK-u nuk përmbush më asnjë funksion që do të justifikonte praninë e tij. Përderisa organizatat e tjera ndërkombëtare – si OSBE-ja, Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian – ofrojnë vlerësime të balancuara për zhvillimet në Kosovë, UNMIK vazhdon të shtrembërojë faktet dhe në këtë mënyrë e mashtron këtë Këshill”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco