Kosova në alarm energjetik: KEK po prodhon 114 megavatë në orë rrymë, konsumi mbi 1000

Kosova në alarm energjetik: KEK po prodhon 114 megavatë në orë rrymë, konsumi mbi 1000

13:25, 09/04/2025

E enjtja e 9 prillit e ka gjetur Kosovën në situatë emergjente energjetike, me Termocentralin Kosova B të KEK-ut që aktualisht është komplet jashtë prodhimit.

Sipas papraci Korporatës Energjetike të Kosovës kanë thënë se vetëm Njësia A4 është në punë aktualisht.

KEK është duke prodhuar 114 megavat në orë, ndërsa kërkesa në tregun e brendshëm ka arritur në mbi 1000 megavat në orë.

Nga pesë njësi gjeneruese të energjisë elektrike të KEK-ut, aktualisht vetëm një prej tyre është ne funksion, kanë thënë burimet.

Njësia A3 e ka ndalur punën të mëkurën në mbrëmje, kanë thënë burimet. Ndërkaq, Njësia B2 ndodhet në remont.

Anash 114 megavatëve në orë nga KEK, Kosova është duke prodhuar edhe 68 megavat të tjera në orë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Por, gjendja mbetet e rënduar.

Këtë e ka konfirmuar edhe KEK, në një njoftim për media të enjten.

Korporata tha se Njësia B2 e Termocentralit Kosova B ka rënë të enjten në mëngjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco