Sipas mediave i dyshuari në lidhje me këtë rast është 58-vjeçari Jahir Gashi, i cili tashmë është arrestuar nga Policia.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ia ka caktuar 30 ditë paraburgim 58-vjeçarit të dyshuar në lidhje me këtë rast.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një ( 1 ) muaji ndaj të pandehurit J.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhunimi.
Gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin J.G., pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”. Gjykata vlerësoj se nëse i pandehuri J.G. lihet në liri, ekziston rreziku se i njëjti mund të pengojë rrjedhën e zhvillimit të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, mund të ndikoj dhe pengoj hetimin në të dëmtuarën e mitur, gjithashtu gjykata vlerësoj se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij“, thuhet mes tjerash në njoftimin e Gjykatës.
Dyshohet se 58-vjeçari për një vit, në vende të ndryshme të Prishtinës, e ka dhunuar seksualisht të miturën 14-vjeçare.
Sipas deklaratës të viktimës, të cilën e ka kuptuar Gazeta Sinjali përmes burimeve të saj policore, rasti i fundit i dhunimit ndaj saj dyshohet se ka ndodh më 5 prill.
Atë ditë, dyshohet se 58-vjeçari, e ka çuar 14-vjeçaren në një motel të Prishtinës, ku edhe dyshohet se e ka kryer aktin e dhunimit seksual ndaj të miturës.
© SYRI.net