Ftesa e Albin Kurtit drejtuar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku për një takim zyrtarë në mënyrë që të flasin në lidhje me krijimin e një qeverisje së bashku, po ngjall shumë reagime.
Së fundi politologu Dren Dushj ka reaguar nê lidhje me mos pranimin r LDK-së për t'u ulur në tavolinë për të biseduar me VV-në për mundësit e e një koalicioni.
Dushi po e shef si një dështim të LDK-së nëse nuk i bashkohet qeverisjes.
Syri.net ua sjell komentin e plotë të politologut Dushi.
Koalicioni fitues nuk duhet të merret me arrogancën dhe mosdijen e LDK-së.
LDK nuk po e kupton se nëse mbetet në opozitë, strukturat e mbetura klienteliste do dobësohen akoma më shumë, sikurse edhe financimi i llojit të këtyre zgjedhjeve nga oligarkia, pa këto dy; LDK nuk mund të gjeneroj, me këtë nivel që ka, më shumë se 10% në zgjedhjet a ardhshme.
Për LDK-në është gabim i madh të qëndroj në opozitë (për Kosovën nuk është interes që LDK të jetë në institucione), po aq gabim edhe të zbatoj urdhrat e PDK-së për të krijuar një Qeveri disa muajshe si të Avdullah Hotit (që ia vodhën votat), e në shërbim të ideve të degjeneruara të Grenell.
Mundësia për të larguar nga skena politike disa oligarkë kriminelë që ndërtuan perandori ekonomike duke plaçkitur taksat e qytetarëve, sikurse edhe një strukturë parazite në sistemin e drejtësisë që financohet nga ta, dhe një mediokritet oportunistësh që sot udhëheq me LDK-në, është reale dhe nuk duhet humbur, sepse kjo e përmbyll një kapitull të shtet-kapjes njëherë e përgjithmonë.
Koalicioni që ka fituar zgjedhjet, duhet të pranoj edhe qëndrimin në opozitë për disa muaj, e të mos i jap hapësirë një strukture si LDK, që të përforcoj strukturën e saj klienteliste përmes keqpërdorimit të taksave të qytetarëve.
© SYRI.net