Zbardhen detaje të reja për rastin e dhunimit sistematik të të miturës – ku e çoi 58-vjeçari, 14-vjeçaren më 5 prill?

Zbardhen detaje të reja për rastin e dhunimit sistematik të të miturës – ku e çoi 58-vjeçari, 14-vjeçaren më 5 prill?

10:57, 08/04/2025

Vajzat e mitura po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve. Në shumicën e këtyre rasteve të trishta, të dyshuarit që i keqpërdorin të miturat seksualisht del të jenë persona të moshës madhore. Dyshime për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në rajonin e Prishtinës.

Sinjali ka raportua mbrëmë edhe për një rast të rëndë dhunimi, rast të cilin e ka lajmëruar në Polici babai i viktimës.

I dyshuar për rastin, siç ka mësuar Sinjali, del të jetë Jahir Gashi, 58-vjeçar, i cili është arrestuar për rastin.

Ky dyshohet se për një vit, në vende të ndryshme të Prishtinës, e ka dhunuar seksualisht të miturën, që merr vesh qe është vetëm 14-vjeçare.

Sipas deklaratës të viktimës, rasti i fundit i dhunimit ndaj saj dyshohet se ka ndodh më 5 prill.

Atë ditë, dyshohet se 58-vjeçari, e ka çuar 14-vjeçaren në një motel të Prishtinës, ku edhe dyshohet se e ka kryer aktin e dhunimit seksual ndaj të miturës.

58-vjeçari, pasi është arrestuar është shoqëruar në stacionin më të afërt policor ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori, i cili e ka urdhëruar masën e ndalimit prej 48 orësh për të dyshuarin.

Ndaj të fundit është hapur rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco