Në cilësinë e Drejtuesit të “Departamentit të Sigurisë” në PD, Avenir Peka e sheh me optimizëm atrë se çfarë raportoi të hënën kreu I PD, Sali Berisha në takimin me PPE në Strasburg.
Në një intervistë për emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv përmes një lidhje me skype, Peka tha se nëse deri dje, ndërkombëtarët dhe diplomatët e huaj nuk e dinin se çfarë ndodhte ne Shqipëri nën regjimin e Edi Ramës, nga dje, ky perceptim ka ndryshuar, duke parë edhe qasjen e re që ka kreu i misionit të OSBE-ODIHR në vendin tonë.
Sipas Pekës, edhe rezolutat e miratuara kanë dhënë një tjetër panoramë mbi atë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri përgjatë 12 viteve pushtet të Edi Ramës dhe manipulimit kryesisht nga e majta dhe influence e Soros në këto qeveri.
‘Qeveritë e vendeve mike dhe të BE janë fajtore. Ministritë e Jashtme dhe diplomatët e tyre kanë qenën nën influencën e së majtës dhe Soros. 6 ambasadorë të emëruar nga Soros, organizatat ndërkombëtare po ashtu. Ka qenë një situatë që ata nuk e dinin se çfarë ndodhte këtu dhe ata që e dinin nuk flisnin dot se ishte e kotë. Situata ka ndryshuar. Duhet të kujtojmë rezolutat e djathta, të PPE, CDI, të Unionit Konservator. Rezoluta që kanë konsistuar në 3 pika kryesore, zgjedhjet vidhen e manipulohen, Shqipëria në narkoshtet, që lidershipi opozitare po përndiqet nga sistemi gjyqësor. Është bërë thirrje për monitorim të zgjedhjeve dhe është lënë të nënkuptohet se zgjedhjet e vjedhura nuk do njihen. OSBE ODIHR- drejtuesi është një personalitet, ish përfaqësuesi i OKB në Kosovë. Angazhimi i OSBE-ODIHR dhe partive tjera për të sjellë vëzhgues në Shqipëri. Mendoj se do të jetë numri më i madh i vëzhguesve ndonjëherë. A ekziston manipulimi i vjedhjes së votave nga Rama? Absolutisht po, s’ka rrugë tjetër për të arritur një rezultat veçse përdorimit të grupit të krimit të organizuar. Rama ka pasur licensë për të vjedhur zgjedhjet më parë, këtë radhë jo. Opozita do jetë në kontakte me OSBE ODIHR, në këtë aspekt që besoj se ajo çfarë Rama ka pasur tmerr gjatë këtyre viteve ka ndodhur dje. Sensibilizimi i raportit ndërkombëtar kush është fytyra e re e Edi Ramës, regjimit të tij në Shqipëri. Rama votën e ka krijuar përmes lobingjeve dhe mbështetjes ndërkombëtare. Ajo që pame dje ishte hapi i parë publik që kjo mbështetje s’ekziston më. Berisha është kthyer në vendin që i takon në forumet e PD dhe atyre ndërkombëtare, që s’është më i izoluar që shihet si kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Ajo që nisi dje, do nisë në PE dhe institucionet e tjera ndërkombëtare’, u shpreh Peka.
Ndër të tjera Peka shtoi se Rama ka punuar shumë për të krijuar një perceptim në arenën ndërkombëtare se çdo gjë në Shqipëri është në rregull, duke ndikuar aq shumë përmes këtij perceptimi sa dhe mediat ndërkombatare pavarëisht realitetit që tashmë e kishin të njohur e të prekshëm, nuk shkruanain e raportonin dot të kundërtën.
Peka solli si shembull, dy gazetarë invetsigativë të njohur italianë, të cilët edhe pse kishin dijeni për kanalizimin e Shqëipërisë, nuk e pasqyronin dot pasi mund të kishin telashe.
‘Nuk besoj që deputetët kanë raporte nga organet ligjzbatuese. Mbështetja ndërkombëtare ka qenë legjitimiteti i vetëm që Rama ka ndërtuar në gjithë këto vite. Është bërë në 2 drejtime. Njëra për shkak të mbështetjes ndërkombëtare nga e majta nga George Soros. Dhe e 2, një propagandë e tmerrshme e financuar me para të pista dhe influence të ligjshme ose jo kur Rama konsiderohej si rock star nga mediat ndërkombëtare. Më 2017, kam takuar 2 gazetarë investigativë italianë, të cilët ishin në dijeni të trafikut të drogës dhe kanabisit në Shqipëeri dhe më tha: ‘unë e di se çfarë ndodh në Shqipëri dhe nuk shkruaj dot, pasi Rama konsiderohej si rock star dhe mund të humbas vendin e punës’. Ky ishte perceptimi që ishte krijuar, Rama ka bërë çmos ta ruajë këtë perceptim. Emisioni investigativ Rai 3, se çfarë presioni bëri Rama të mos transmetohej ai emision dhe sa intervista ka dhënë për ta zhbërë. Në njërën anë institucionet e zbatimit të ligjit dhe inteligjencës që e dinin se çfarë ndodhte, dhe nga ana tjetër kemi pasur një klasë politike kryesisht përmes ambasadave e mininistrive të jashtme që për asrsye të ndryshme e kanë mbuluar këtë çfarë ka ndodhur. Dhe kjo digë tashmë është çarë, dhe është carë më 5 nëntor dhe është e kuptueshme. Deri para 5 muajsh Sali Berisha ndoshta ka qenë politikani më i izoluar në botë, sot s’është më. Besoj me ato çfarë shohim e dimë, sot është politikani me aksesin dhe aksesin ndërkombëtar që mund të krahasohet me ’92, atëherë ishte çështje fryme, sot është reale’, theksoi Peka.
© SYRI.net