CIA-ja ka pohuar se ka konfirmuar ekzistencën e Arkës së Besëlidhjes përmes vëzhgimit në distancë, i njohur ndryshe si perceptim ekstrandijimor (ESP), duke pretenduar se ky objekt misterioz dhe i shenjtë ruhet nga “entitete” me një fuqi “të panjohur”, sipas një dokumenti të deklasifikuar së fundmi që po qarkullon në rrjetet sociale.
Në një seancë vëzhgimi në distancë më 5 dhjetor 1988, vëzhguesi #32 u ngarkua të identifikonte një objektiv që, pa dijeninë e tij, rezultoi të ishte Arka legjendare e Besëlidhjes, sipas dokumentit të deklasifikuar më 8 gusht 2000.
Procesi i vëzhgimit në distancë konsiston në vendosjen e një shënimi me emrin e objektivit në një zarf, pa ia treguar vëzhguesit, i cili më pas udhëhiqet nga një person tjetër gjatë gjithë seancës, shpjegoi Joe McMoneagle, një ish-oficer i Ushtrisë Amerikane.
“Informacioni i mbledhur nën këtë protokoll është i vetmi që konsiderohet si vëzhgim në distancë,” tha McMoneagle.
McMoneagle, i njohur si vëzhguesi #1, ishte i pari që mori pjesë në eksperimentet psike të CIA-së, por ai nuk është i bindur për vlefshmërinë e këtij eksperimenti të dokumentuar në materialin e deklasifikuar.
Sipas dokumentit, vëzhguesi #32 përshkroi një vend të fshehtë në Lindjen e Mesme, ku ndodhet objekti, pa ditur që është Arka, dhe që, sipas tij, ruhet nga “entitete”.

“Objektivi është një enë. Kjo enë ka një tjetër enë brenda saj. Është prej druri, ari dhe argjendi... e ngjashme në formë me një arkivol dhe e zbukuruar me serafinë,” përshkroi ai.
“Pamjet e ndërtesave përreth tregonin kupola xhamish,” duke përmendur gjithashtu burra që flisnin arabisht dhe ishin veshur tërësisht me të bardha.
“Objekti është i fshehur, nën tokë, errësira dhe lagështia janë të gjitha elemente të vendndodhjes së tij,” vazhdoi ai.
“Synimi i objektivit është të bashkojë njerëzit. Ka lidhje me ceremoni, kujtesë, nderim, ringjallje. Ka një aspekt shpirtëror, informativ, mësimor dhe dije historike shumë përtej asaj që dimë tani.”
Më tej, vëzhguesi #32 përshkroi aspekte më misterioze të asaj që pa.

“Objekti ruhet nga entitete dhe mund të hapet vetëm nga ata që janë të autorizuar. Ai nuk mund dhe nuk do të hapet derisa të vijë koha e duhur. Kur të vijë momenti, mekanizmi i hapjes do të rezultojë mjaft i thjeshtë,” tha ai, duke shtuar një këshillë për çdo grabitës të mundshëm:
“Çdokush që përpiqet ta hapë me forcë ose ta godasë, shkatërrohet nga mbrojtësit e objektit përmes një fuqie të panjohur për ne.”
Ai përmendi gjithashtu një aspekt devocional të objektit.
“Synimi i objektit është të bashkojë njerëzit. Ka lidhje me ceremoni, kujtesë, nderim, ringjallje. Ka një aspekt shpirtëror, informacion, mësime dhe dije historike shumë përtej asaj që dimë tani.”
Dokumenti përfshin edhe disa vizatime që përshkruajnë një nga katër serafinët në qoshet e Arkës, si dhe vizatime mumiesh të vendosura në mur.
Vëzhguesi legjendar #1, Joe McMoneagle, nuk e merr seriozisht këtë seancë vëzhgimi.
“Përdorimi i vëzhgimit në distancë për objektiva për të cilat nuk ka të dhëna konkrete apo që janë të paarritshme, si UFO-t, sipërfaqja e Marsit apo objekte historike të humbura, është humbje kohe dhe burimesh,” tha ai për The Post.
“Nëse dikush pretendon se vëzhgimi në distancë provon ekzistencën e diçkaje, si Arka e Besëlidhjes, atëherë duhet të sjellë Arkën si provë.”
Sipas tij, ky eksperiment i CIA-së ishte thjesht një ushtrim trajnimi “i bërë me dëshirë”, pa përpjekje për të verifikuar ndonjë të vërtetë konkrete.

McMoneagle, i dekoruar me Medaljen e Meritës për zbulimin e një anijeje sekrete ruse gjatë Luftës së Ftohtë, shton:
“Për momentin, Arka e Besëlidhjes mbetet një tregim legjendar. Nëse dikush arrin të sjellë Arkën bazuar në këtë informacion, do të jetë një surprizë jo vetëm për mua, por për të gjithë.”
Arka e Besëlidhjes besohet se mbante Dhjetë Urdhërimet që Moisiu zbriti nga Mali Sinai. / New York Post - Syri.net
© SYRI.net