Prokuroria nis hetimet ku vdiq një person nga shembja e dheut në Veternik

Prokuroria nis hetimet ku vdiq një person nga shembja e dheut në Veternik

14:57, 06/04/2025

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet lidhur me rastin e shembjes së dheut në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.

Sipas Prokurorisë me kujdes të shtuar janë duke u shqyrtuar aspektet e rastit për shqyrtimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike.

“Prokurori i shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës ka nisur hetim mbi vdekjen, bazuar në nenin 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe me kujdes të shtuar po shqyrtojnë aspektet e rastit për shqyrtimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore

Policia e Kosovës ka njoftuar se për këtë rast është arrestuar një person i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco